Nga Lira Gjika/

Kur vdes një burrë i martuar, sidomos i ri, të gjithe i qajnë hallin nënës së tij dhe jo gruas së tij, madje për të thonë: “ e mirë se ajo do gjejë burrë tjetër”, përcjell shkrimin e z. Gjika MekuliPress.com

Është e vërtetë që ndodh edhe keshtu, por nuk eshte argument qe verteton se ajo nuk vuan madje me shume se te gjithe. Gruaja vuan më shumë se te gjithe, sepse asaj iu prish familja. Asaj i mbeten femijet pa baba. Eshte gruaja qe nuk i braktis femijet edhe kur martohet me nje burre tjeter, qe e kane merak te gjithë. Nënës të djalit të vdekur nuk i prishet familja, ajo familjen e ka të paprekur.

Dhimbja eshte shumë e madhe, por familja është në vend ndërsa per gruan jo, asaj i është prishur familja dhe femijet e saj jane pa baba, janë jetimë. Marrëdhënia burrë-grua eshte marredhenia qe krijon dhe rrit jeten e re dhe te gjitha emocionet dhe energjite e trurit dhe te mendjes janë përqendruar aty, pasi aty vendoset cilesia e se ardhmes, e vazhdimesise se saj. Një nënë që humbet djalin vërtet ka dhimbje pafund, por gruas që humbet burrin i është prishur familja në themel.