Presidenti i Serbisë Vuçiq deklaroi gjatë konferencës vjetore për shtyp se Serbia do të vazhdojë të kujdeset për njerëzit e vet dhe për shqiptarët në Kosovë.

“Fakti që ata kontrollojnë kalimet administrative nuk mund ta ndalojë jetën”, ka thënë në këtë konferencë Vuçiq, përcjell MekuliPress.com

Ai ka deklaroi se Serbia “nuk po rrezikon askënd duke dërguar vaksinat në veri të Kosovës”.

“Ne nuk kemi dërguar asnjë top e as tank, kemi dërguar ilaçe dhe vaksina. Dhe ne jemi gati të dërgojmë ilaçe dhe vaksina edhe për shqiptarët dhe nuk kemi asgjë kundër kësaj”, ka thënë Vuciq. Por anëtari i shoqatës serbe “Të Bashkuar Kundër COVID”, epidemiologu Zoran Radovanoviq vlerësoi se ky është një veprim i marketingut që nuk i ka hije një shteti serioz. Është skandali i veçantë që ne kontrabandojmë vaksinat, ne ato i dërgojmë në mënyrë të paligjshme, ka thënë Radovanoviq.