Franca do të vendosë 100,000 policë në të gjithë vendin më 31 dhjetor për të siguruar që mbas 8 të mbrëmjes do të respektohet karantina.

Sipas Ministrit të Brendshëm Gerald Darmanin, oficerët e zbatimit të ligjit do të jenë gjithashtu në rrugë në 31 Dhjetor për shkak të kërcënimit të lartë të Francës ndaj terrorit.

Ai tha se do të kishte një prani të dukshme të policisë në qendrat e qytetit dhe në periferi nga fillimi i shtetrrethimit në 8 pasdite.

Masa e vendosur për të luftuar valën e dytë të koronavirusit në vend, do t’i bëjë francezët të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre, pa dalë jashtë.

Franca ka numrin e pestë më të lartë të rasteve të konfirmuara COVID-19 në botë me 2.6 milion infektime totale.

Vendi ka parë gjithashtu mbi 64,000 vdekje për shkak të virusit.

Burimi: Euronews