Twitteri ia ka bllokuar për 12 orë llogarinë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe ka thënë se do ta bllokojë tërësisht nëse ai thyen sërish rregullat raporton “CNBC”.

Vendimi shënon një ndarje të madhe, pasi Twitteri deri më tash I ka dhënë mbrojtje të veçantë presidentit, duke mos e ndëshkuar për thyerje të rregullave.

Twitteri ka thënë se më ato rregulla nuk janë në fuqi dhe një thyerje tjetër dhe Trumpi do të bllokohet tërësisht.

“Kemi kërkuar fshirjen e tri postimeve të @realDonaldTrump, që ishin postuar më herët sot, për shkak të shkeljeve të vazhdueshmeve të rregullave. Kjo nënkupton se llogaria e @realDonaldTrump është bllokuar për 12 orë pas fshirjes së postimeve. Shkeljet e ardhshme…do të rezultojnë me pezullim të përhershëm të llogarisë @realDonaldTrump”, thuhet në një komunikatë të Twitterit

Vendimi për të ndryshuar politikat erdhi pas një serie të postimeve të Trumpit , ku po i përkrahte protestuesit që u futën në ndërtesën e Kongresit.

Në postime ai u kërkoi protestuesve të shkojnë në shtëpi, por i quajti të veçantë. Ai po ashtu vazhdoi me pretendimet se i ka fituar zgjedhjet. Disa postime të tij u fshinë, përfshirë edhe një video-mesazh.

Masa kanë marrë edhe Facebook e YouTube, duke larguar video-mesazhin e Trumpit.