Bota qenka në buzë të greminës dhe atë op e shpëtojnë demokratët amerikanë me në krye Nancy Pelosi, që kryen detyrën e kryetares së Kongresit. Mediat amerikane raportojnë se Pelosi ka komunikuar me kreun e Shtabeve të Bashkuara të Ushtrisë Amerikane, gjeneralin Mark Milley me të cilin ka folur për çështjen e presidentit Trump dhe kodeve bërthamore.

“Këtë mëngjes unë fola me gjeneral Milley për të diskutuar masat e nevojshme për të parandaluar që një president i paqëndrueshëm të nisë veprimet ushtarake apo të aksesojë lëshimin e kofeve dhe të urdhërojë një goditje bërthamore…Ne duhet të bëjmë gjithçka që të mbrojmë popullin amerikan nga sulmi i pakuptimtë mbi vendin dhe demokracinë tonë”, citohet Pelosi.

Situata është groteske dhe ne po shohim sesi disa njerëz të njohur për shpërdorimin e besimit dhe abuzimin me pushtetin të luajnë teatrin e shpëtimtarit përkundrejt një njeriu që nuk ka kaq fuqi, por edhe kaq marrëzi sa të drejtojë gishtin mbi butonin e armëve bërthamore, të cilin Amerika e ka shtypur edhe me president të kthjellët në krye.

Burimi: https://edition.cnn.com/2021/01/08/politics/house-speaker-joint-chiefs-milley/index.html