Mushkolaj në “RTV Dukagjini” u shprehë se Osmani hoqi dorë nga të qenit liderë e një liste politike.

“Sot pamë një aderim të ri në Lëvizjen Vetëvendosje. Një nga aderimet më të rëndësishme në LVV. Aderim të Vjosa Osmanit në LVV.”

“Kur e them kështu, e arsyetoj me faktin se nuk kemi të bëjmë me përfshirjen e një subjekti politik në një listë tjetër, nuk kemi të bëjmë me përfshirjen e një liste në një listë tjetër, ose me shkrirjen e një liste në listën tjetër.”

“Por, thjesht kemi të bëjmë me një aderim. Sot, Vjosa Osmani u bë pjesë e Lëvizje Vetëvendosje, ashtu siç kishte paralajmëruar. Pse ndodhi kështu? Normalisht ishte pamundësia e saj që të organizoj paraprakisht subjektin e vetë.”

“Pavarësisht disa tentimeve, disa përpjekjeve që i bëri, sidomos me asambleist të LDK-së nëpër komuna të Kosovës. Por, duket se ishte e pamjaftueshme në aspektin kohor. Sot ajo u anëtarësua në listën e LVV-së dhe hoqi dorë realisht nga të qenit liderë e një liste politike, një liste partiake realisht. Pse hoqi dorë? Për shkak se ajo u prezantua si kandidate për presidente të Kosovës, e logjikisht nëse ndodhë kjo atëherë bie që duhet të heqë dorë nga të udhëhequrit të një liste politike, nëse ekziston ajo listë si e tillë dhe të marr postin e presidentes”, u shprehë ai.