Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetët për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ish-kryetari i Malishevës, Gani Krasniqi, ka kandiduar për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në listën e LVV-së, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai do të bart numrin 9 në listën zgjedhor.

Krasniqi gjatë luftës në Kosovë, ka qenë njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në zonën e Malishevës.

Krasniqi në vitin 1998 ka qenë i angazhuar në Këshillin Financiar me seli në Malishevë dhe ka ndihmuar në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe si drejtues i zonës së Malishevës dhe në formimin e shtabit të saj.

Pas luftës, në vitin 2003 Krasniqi ka qenë Kryetar i Komunës së Malishevës dhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili më pas ishte bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.