Në një konferencë për mediat, Edi Rama foli ndër të tjera edhe për publikimin e mundshëm të kontratës me Pfizer, në lidhje me vaksinat e ardhura në Shqipëri.

Rama tha se kontrata me Pfizer nuk bëhet publike, pasi është e mbrojtur nga sekreti tregtar.

“Kontrata me Pfizer është sekret, sipas klauzolës së sekretit tregtar. Nëse një vend në BE e bën publike, do e bëjmë edhe ne. Thashë se do publikoj kontratën sepse kisha dëshirë. E kam të qartë se partia juaj do fillojë një këngë për këtë pjesë”, u shpreh Rama në konferencën për mediat ‘Ekonomia në fokus’.