Misioni i Nasës për tu kthyer në sipërfaqen e hënës deri në vitin 2024 do të ketë disa ndryshime të dukshme ku më parë amerikanët kishin shkelur në sipërfaqen e hënës në vitin 1972, por këtë herë duke përfshirë praninë e një astronauti femëror. “Tashmë gruaja e parë do të jetë një amerikane në sipërfaqen e hënës në pesë vjet,” bëri të ditur administrator i Nasa –s Jim Birdenstine ditën e martë.

Kohët e fundit, zëvendëspresidenti Mike Pence ka afruar në veçanti distancën kohore për tu kthyer në sipërfaqen hënore, nga viti 2028 deri më 2024 -ën. “NASA është në arritjen e saj më të mirë,” tha Bridenstine. “Arkitektura” e planit nuk ka ndryshuar, tha ai, por ka një ndryshim në afatin kohor.

Përshpejtimi do të kërkojë që agjencia të ngrijë disa nga investimet që planifikon të bëjë në elementet e misionit. Bridenstine tha se NASA është në procesin e ndryshimit të buxhetit fiskal 2020 për të përfshirë më shumë fonde për misionin.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Por marrja e amerikanëve në hënë në pesë vitet e ardhshme është vetëm faza e parë, tha ai. Faza e dytë është që misioni të bëhet “i qëndrueshëm” deri në vitin 2028. Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara do të kenë përgjithmonë infrastrukturën e nevojshme për kthim.

“Ne mund të kemi qasje në tërësinë e hënës”, tha Bridenstine. “Çdo herë që duam, kudo që duam, mund të arrijmë në sipërfaqen e hënës”. Bridenstine tha se do të ndihmojë në përgatitjen e agjencisë për të shkuar në Mars në vitet 2030.

Ai shtoi se agjencia mund të duhet t’i nënshtrohet një riorganizimi për t’u përgatitur për misionin e saj në Mars. NASA gjithashtu dëshiron të përdorë burimet e sipërfaqes së hënës, duke përfshirë qindra miliona tonë hidrogjen dhe oksigjen, të cilat mund të bëjnë karburant me raketa. “Ne do të shfrytëzojmë burimet e hënës”, tha Bridenstine. “Ne do të tërhiqemi nga rreziku dhe pastaj mund të shkojmë në Mars”.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress