Një dorëshkrim i jashtëzakonshëm prej 74 faqesh, diktuar gjeneralit besnik Henri-Gatien Bertrand, ku Napoloni rrëfen me lavdi betejën legjendare të Austerlitzit. Ky dokument, së bashku me një vizatim të planit të betejës, doli në shitje në Paris për një milion euro. Një dorëshkrim unik, i diktuar dhe me shënime të Napolonit, gjatë mërgimit në Shën Helena, i cili rrëfen për lavdinë e betejës legjendare të Austerlitzit (1805), doli sot në shitje në Paris.

Me një shkrim të ngjeshur në një volum prej 74-faqesh, ky dorëshkrim diktuar më besimtarit mes besimtarëve, gjeneralit Henri-Gatien Bertrand, i korrigjuar nga vetë Napoloni, i cili prish me kryq fjalë ose shënon vërejtjet e tij me shkrim të vogël. Gjithsej njëmbëdhjetë shënime. Dorëshkrimi shoqërohet me një plan-beteje në letër kalk të vizatuar nga gjenerali.

Ky dokument “përrallor” del në shitje për një milion euro

Me rastin e dyqindvjetori të vdekjes së Perandorit, më 5 maj 1821, dorëshkrimi për fitoren e tij më të madhe, më 2 dhjetor 1805, me gjithë inferioritetin në numër të Ushtrisë së Madhe (Grande Armée), është ekspozuar në galerinë dhe shtëpinë e ankandeve “Arts&Autographes” në Odeon, në shitje për një milion euro.

Dorëshkrimi është blerë në vitet 1970 nga pronari i galerisë, Jean-Emmanuel Raux, një ekspert autografësh, i cili e kishte gjetur atë gjatë shitjes së trashëgimtarëve të Bertrand në kështjellën e tyre Châteauroux. “Askush nuk ua hidhte sytë shkrimeve të Shën Helenës në atë kohë. Është dokumenti historik më legjendar që mund të gjesh në duart e dikujt mbi historinë e Francës”, – i tha AFP Jean-Emmanuel Raux. I shqetësuar për pasardhësit, Napoloni e zbukuron disi betejën.

Për këtë betejë ka shumë shkrime, ekzemplare për strategjinë e jashtëzakonshme, deri në atë pikë sa vijon ende të mësohet në shkolla ushtarake si “Saint-Cyr”, teksti tregon një Napoleon jashtëzakonisht të shqetësuar për pasardhësit. “Napoloni jep një version të zbukuruar të betejës. Një gjë e tillë vërehet në intonacionin e fjalive. Është dielli i famshëm i Austerlitzit”, – vëren Alizée Raux, vajza e pronarit të galerisë që punon me të atin.