Dorëzimi i fletëvotimeve për votim përmes postës
Pasi të pranoni konfirmimin se aplikacioni juaj për regjistrim për të votuar përmes postës është aprovuar, ju duhet të përgatitni pakon me fletëvotime dhe të dërgoni atë me postë brenda afateve të caktuara. Për të dërguar pakon, ndiqni hapat në vijim:

02 – 12 Shkurt 2021
Hapi 1 Shkarko fletëvotimin
Hapi 2 Plotëso fletëvotimin

Në anë të majtë të fletëvotimit, shënjoni vetëm një subjekt politik.
Vërejtje: Sigurohuni që shenja të jetë brenda kutisë së subjektit që zgjedhni, në mënyrë që vota juaj të jetë e vlefshme.

Hapi 3 Vendos fletëvotimin në zarfin e pashënuar
Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf, i cili nuk duhet të ketë asnjë shënim.
Hapi 4 Vendos zarfin e pashënuar në zarfin që përmbanë adresën e KQZ-së
Vendosni zarfin e pashënuar në një zarf që duhet të përmbajë adresën e KQZ-së. Përveq zarfit të pashënuar, në zarf vendosni edhe një kopje të dokumentit tuaj valid të identifikimit.
Zarfat e pranuara brenda afatit nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës fillimisht verifikohen nga KQZ. Pasi të verifikohen, përcjellën në Qendër të Numrimit dhe Rezultateve. Në QNR dërgohen vetëm zarfet e pashënuara, që përmbajën fletëvotimin ose fletëvotimet mbrenda. Në këtë mënyrë, kur hapen zarfat e pashënuara, nuk mund të identifikohen votuesit që kanë dërguar ato fletëvotime, dhe kështu mbrohet fshehtësia e votës së personave që votojnë përmes postës.

Hapi 5 Dërgoni zarfin me postë brenda afatit në këtë adresë: 👇
Postë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë