Këngëtarja shqiptare më famë botërore Rita Ora, ka publikuar një video të shkurtër të këngë së saj të re ku shihet e veshur me veshje kombëtare shqiptare.
Rita Ora duket jashtëzakonisht e bukur me shaminë e kuqe të vendosur në kokë. Gjithashtu në këtë video shihet se krahas saj edhe vajzat e tjera që janë pjesë e klipit kanë të veshura veshjet kombëtare shqiptare.

“Edhe katër ditë kanë mbetur. Porosit paraprakisht tani #BANG”, ka shkruar ajo në Instagram.