‘Future Nostalgia’ ishte albumi i Dua Lipës, i cili që nga publikimi rezultoi të jetë i suksesshëm.
Ky album i përbërë nga këngë kryesisht të zhanrit pop, arriti të renditet në top listat më të njohura të muzikës.

Së fundmi, Lipa ka ndarë në rrjete sociale vlerësimin e fundit nga platforma prestigjioze, Spotify.

‘Future Nostalgia’ arriti të bëhet e dyta më e dëgjuara nga të gjitha albumet e njohura botërore.