Dua Lipa ka njoftuar se nesër do të publikoj videoklipin e këngës së re të titulluar “We’re Good”.

Kënga parashihet të jetë një hit i radhës nga Dua Lipa pas këngëve të tjera që kanë bërë bujë si “Don’t Start Now” dhe “Levitating”.

Edhe videoklipi pritet të jetë i veçantë dhe kjo kuptohet nga një pjesë e shkurtër e tij që ka publikuar Dua në rrjetet sociale përmes së cilës edhe paralajmëron këngën e re.