Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka nisur ditën duke vëzhguar zgjedhjet e përgjithshme që po mbahen në Kosovë.
Ai po qëndron aktualisht në qytetin e Pejës, dhe ka shkruar në rrjetin social Facebook se është i kënaqur që po sheh kaq shumë njerëz që po votojnë, përkundër motit të ftohët dhe me borë.