Shefja e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë deklaron se i duhet dhënë fund proteksionizmit për vaksinën që të kapërcehet kjo pandemi.

Ngozi Okonjo-Iweala tha për BBC se “po ndodh fenomeni që vendet e pasura po vaksinojnë popullatën e tyre duke lënë atë të vendeve të varfëra në pritje”.

“Natyra e pandemisë dhe transformimet e virusit në shumë variante bën që asnjë vend të mos jetë i sigurt deri në momentin që secili vend të ketë vaksinuar popullatën e tij”tha ajo.

Deri vitin e kaluar, Dr Okonjo-Iweala ka drejtuar aleancën globale të vaksinës, GAVI, që synon të krijojë akses në vaksinë për të gjithë botën dhe tani ajo thotë se Organizata Botërore e Tregtisë ka shumë për të bërë në këtë drejtim.

Ka një debat për në OBT që të modifikohen ligjet e pronësisë intelektuale në mënyrë që më shumë kompani prodhimi farmaceutike të futen në proces për të rritur sasinë e vaksinave.

Ajo propozon një rrugë të tretë në të cilën parashikohet që shtetet të marrin licencën dhe të bëjnë prodhimin e nevojshëm të vaksinave ndërkohë që trajtohet në mënyrën e duhur edhe çështja e pronësisë intelektuale. Kjo po ndodh aktualisht me vaksinën e Oxford-Astra Zenecas, që është licencuar për “Serum Institute” të Indisë.