Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka shkuar në mëngjesin e sotëm në zyret e Lëvizjet Vetëvendosje.

Kosnett u takua me Kryeminsitrin në ardhje, Albin Kurtin, dhe i uroj fitoren e zgjedhjev të lira e demokratike, mëson MekuliPress.com

Kosnett pas zgjedhjeve kishte përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike duke thënë se Amerika qëndron krah Kosovës.