Në reagimet e shumta mbi fitoren bindëse të Vetëvendosjes të Albina Kurtit në Kosovë, ardhur pas zgjedhjeve të parakohshme, është dhe ai i Azem Vllasit, një ish-udhëheqës që nga koha e Jugosllavisë, ndër kundërshtarët e parë të Milloshëviçit.

“Rezultatet e këtyre zgjedhjeve në Kosovë shënojnë ndryshimin e parë serioz në strukturën e qeverisë në Kosovë në 20 vitet e fundit. Ka pasur një lloj ndryshimi të brezave në pushtet,” tha Vllasi, i cili tashmë ushtron profesionin e avokatit, por që ndjek dhe komenton politikën, asaj që i përkiste më shumë se tre dekada më parë.

Sipas tij, dobësitë e partive të tjera në ushtrimin e tyre të pushtetit deri më tani kanë kontribuar gjithashtu në suksesin e Vetëvendosjes.

Por Vllasi ka besim se Vetëvendosje do mund të sjellë një erë të re qeverisjeje, duke nisur më së pari prej njerëzve të rinj që ka.

Por çështja më delicate mbetet dialogu me Serbinë, të cilin Kurti e ka zhvemdosur të prioritetet.

Për Vllasin, Dialogu kërkon një tjetër qasjeje nga e deritanishmja.

“Dialogu me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella do të vazhdojë, por qeveria e re nuk do të jetë e gatshme të bëjë kompromis në dëm të Kosovës. Ajo do të mbetet e vendosur fort për qëllimin përfundimtar, atë të normalizimit real të marrëdhënieve, që është njohja e Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran nga Serbia. Përndryshe realiteti ka për të qenë ai i 20 viteve. Që dialogu do të përfundojë me një rezultat të tillë nuk varet nga Kosova, por nga Serbia, por edhe nga BE dhe SHBA si ndërmjetës në dialog”, tha Vllasi.