Ish-kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj është shpallur fajtor nga gjykata. Ai është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgim me kusht.
Gjykata po ashtu ka shqiptuar edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej dy vitesh.
Lekaj akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte kryetar i Gjakovës, duke dëmtuar buxhetin e komunës me 69 mijë euro.
Bashkë me Lekajn Gjyakata Themelore e Gjakovës, ka dënuar edhe Gani Ramën me 1 vjet me kusht, Ismet Isufi me 1 e 6 muaj me kusht, kurse Veli Hajdaraga është dënuar me 8 mijë euro gjobë.
Përveç Lekajt, gjyakata ua ka ndaluar ushtrimin e funksionit publik në afat prej dy vitesh edhe Ramës e Isufit.