Kryeministri hungarez Victor Orban ka deklaruar në një intervistë për portalin gjerman “Focus” se të gjitha vendet duhet të blejnë vaksina kundër CoVid-19 pavarësisht origjinës së tyre.

“Në një pandemi është puna e politikanëve të marrin përgjegjësinë dhe mbrojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Sepse ata që marrin kohë mund të shpëtojnë jetë dhe rifitojnë lirinë e tyre”, është shprehur Orban.

Sipas tij nuk mund të ndahen vaksinat në lindore dhe perëndimore, por në vaksina të mira dhe të këqija.

Është e papërgjegjshme të politizosh prokurimet e vaksinave dhe të lejosh që njerëzit të vdesin, kufizojnë lirinë e tyre vetëm sepse dikush ka kundërshtime ndaj vendit ku është prodhuar vaksina. Për të folur objektivisht, është e qartë se pjesa lindore e Europës zhvilloi një kulturë vaksinimi gjatë erës komuniste që çoi në zhdukjen e virusit në Europën Lindore shumë përpara sesa në Europën Perëndimore, ku vaksina nuk u pranua për arsye ideologjike” ka shtuar ai.