Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave (ECPMF) në Leipzig, Gjermani, ka reaguar ndaj sulmit brutal të gazetarit hulumtues, Visar Duriqi.

“Ne e dënojmë këtë sulm brutal ndaj gazetarit Visar Duriqi. Kryeprokurori Aleksander Lumezi të hetojë urgjentisht dhe tërësisht dhe të kërkojë përgjegjësi nga kriminelët”, thuhet në reagimin e ECPMF.

Gazetari hulumtues dhe autori i InDoks, Visar Duriqi është sulmuar fizikisht mbrëmë pas mesnatës derisa po kthehej në banesën e tij pas një debati televiziv ku ka folur për dallaveret me subvencione.

Duriqi është sulmuar nga tre persona të cilën ne momentin e sulmit kanë qenë të maskuar.

Nga sulmi brutal Duriqi ka të thyer hundën dhe nofullën e epërme.