Pas trajtimit mjekësor që ka pranuar, gazetari Visar Duriqi, ka dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës në Prishtinë, pasi një natë më parë u rrah brutalisht nga tre persona të maskuar.

Pas deklaratës në polici, Duriqi ka thënë për media se rrahja ka zgjatur rreth një minutë e gjysmë, ndërsa sulmi ka nisur nga një person fillimisht, më pas janë përfshirë edhe dy të tjerë.

Ai tha se i ka katër dhëmb të thyer, nofullën dhe hundën të dëmtuar, si dhe lëndime të tjera.

Gazetari Duriqi pohon se kërcënime ka pranuar nga viti 2014-të, teksa shton se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të punës së tij në dokumentarin hulumtues që e transmeton në TV dhe media online.

Duriqi ka deklaruar se hetimet për gjetjen e të dyshuarve do t’ia lë në dorë policëve hetues.