LSHD e konsideron të drejtë dhe legjitime revoltën dhe protestat e shqiptarëve ndaj gjitha padrejtësive që u bëhen atyre për shkak të përkatësisë së tyre entike. Por LSHD do të mbështesi vetëm ato protesta me kërkesa  gjithëpërfshirëse në mbrojtje të të drejtave kolektive, që synojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare në Maqedonin e Veriut.  E zgjidhjen përfundimtare dhe mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të tyre kolektive mund ta sigurojë vetëm ndryshimi rrënjësor i kushtetutës.

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi ndjek me vëmendje eskalimet histerike antishqiptare të segmenteve të ndryshme të pushtetit, duke filluar që nga Akademia e Shkencave (antishqiptare), e ndjekur nga Ministria e Arsimit me tekstet e përpiluara plot fallsifikime dhe ofendime për shqiptarët, e deri te gjyqësori antishqiptar, i pareformuar që nga Mbretëria Jugosllave, e me përvojë të shtuar gjatë periudhës së monizmit në organizimin e proceseve mesjetare ndaj shqiptarëve.

Për LSHD është e plotësisht e qartë prapravija politike që fsheh procesi gjyqësor me synimin dhe emrin politik “Monstra”: – Janë pikërisht ata që regjistruan pa hezitim dy bashkësi islame dhe tre grupime religjioze islamike, që veshën viktimën me teshat e xhelatit, ja vunë emrin “monstër”, dhe duke i treguar me gisht para botës ata dhe gjithë shqiptarët si radikalë islamik, i dënuan me një farsë histerike të një procesi gjyqësor të montuar dhe tërësisht politik. A thua se shqiptarët dhe bota e kishin të vështirë të supozonin  fajtorët e vërtetë për masakrën e katër të rinjëve dhe një dëshmitari pranë liqenit të Smillkovës.  A thua se nuk kishin parë skena të ekzekutimeve të tilla në Kosovë e deri në Gjermani dhe Zvicër, që tregojnë qartë dorën e stërvitur të shërbimeve të fshehta, të specialuara për vepra të tilla!

Fakti që eksponentët e lartë të VMRO, si iniciatorë dhe organizatorë të kësaj farsë politike prej aksioni policor dhe procesi gjyqësor, jane në arrati, të burgosur, ose para akuzave për vepra kriminale, tregon qartë prapavijën politike dhe delegjitimon tërësisht këtë proces gjyqësor dhe dënimet mesjetare të shqiptuara para pak ditësh.

Po ky gjyqësor i pareformuar dhe i njëanshëm, që dënoi me burgim të përjetshëm shqiptarë të akuzuar për vrasjen e katër të rinjve dhe një dëshmitari, pranë liqenit të Smillkovës, e dënoi serbin Iliq që vrau Almirin 4 vjeçar, me 6, respektivisht 4 vite burg, për “vepër penale në trafik”!