GJYKATA E VËRTETOI KRIMIN NË ZYRËN E GAZMEND MUHAXHERIT

Sot, Gjykata e Pejës e ka shpallur fajtor shefin e kabinetit dhe zyrës së kryetarit të Komunës së Pejës, Durim Sheremetin, për keqpërdorim detyre.

Ai u dënua së bashku me disa zyrtarë të tjerë të komunës që po akuzohen lidhur me një tender të shpallur nga Komuna e Pejës.
Durim Sheremetit fillimisht i është ndaluar ushtrimi i profesionit në administratën publike për 2 vite. Ai poashtu është dënuar edhe me dënim me burg prej 6 muajsh, të cilat janë zëvendësuar me gjobë prej 7,000 eurosh.

Me këtë vendim të gjykatës u vërtetua korrupsioni në zyrën e kryetarit të Pejës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! me kohë ka reaguar për këto dukuri në Komunën e Pejës. Ne, kërkojmë nga kryetari Gazmend Muhaxheri të bartë përgjegjësi për të gjitha këto ndodhi dhe shumë të tjera në proces gjyqësor!

Kjo qeverisje do të marrë fund në tetor, por para asaj dite, qytetarët duhet të njohin mirë kryetarin që prapa ambalazhit të ndërshmërise është i zhytur në krim dhe korrupsion, në nepotizëm, privatizim të pronave publike dhe në abuzim me paranë publike.

Dita – ditës Gazmend Muhaxheri po shpërfaqet. Referendumi për Pejën po afron.