Një vdekje e tmerrshme e një djali 8-vjeçar ndodhi në Indonezi. Ndërsa ishte duke notuar në lumë, ai u përpi nga një krokodil, shkruan Mirror.

Djali dhe vëllai i tij i vogël po notonin në një lumë në provincën Kalimantan ndërsa babai i tyre i shikonte ata. Kur vuri re se kishte një krokodil në lumë, babai u hodh dhe filloi të godiste kafshën që gëlltiti fëmijën e tij.

Por krokodili shpëtoi, dhe një ditë më vonë ai u kap nga punëtorët e agjencisë së shpëtimit të cilët gjetën trupin e paprekur të djalit në barkun e tij.

Lumi në të cilin djali notonte njihet si një habitat krokodili, por pavarësisht nga ky fakt, familja e goditur nga tragjedia lahej shpesh në të.

 

https://youtu.be/c9x6PdFPyRE?t=5