Dramaturgu irlandez, George Bernard Shaw, dhe aktorja angleze Beatrice Campbell, së cilës i drejtohet me pseudonimin “Stella”, shkëmbyen letra për 40 vjet.

Në vazhdim mund ta lexoni njërn nga këto letra të dërguar më 27 shkurt 1913:

Për Stelën,

Dua vagabondin brenda meje, dua zonjën time të errët, dua engjëllin tim, joshjen time.
Dua dritën e shtatë llambave: të bukurisë, të nderit, të qeshurës, të muzikës, të dashurisë, të jetës dhe të pavdekshmes… Dua frymëzimin tim, marrëzinë time, gëzimin tim, hyjninë brenda meje, çmendurinë time, egoizmin tim, mendjen time të shëndoshë, shenjtërimin tim, shpërfytyrimin tim, purfifikimin tim, dritën time në mes të detit, palmën time në mes të shkretëtirës, kopshtin tim me lulet e dashura, një mijë gëzimet e mia të paemërta, dërdëllitjet e mia të ditës, ëndrrat e mia të natës, të dashurën time dhe yllin tim…