Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës që është e paraparë të mbahet për konstituimin e Kuvendit, pritet të votohet edhe qeveria Kurti.

Kjo do të ndodh, ndonëse në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës, është bërë i qartë edhe rendi i ditës, pa përmendur votimin e qeverisë së re.

“1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”.

Albin Kurti pritet të marrë sot për herë të dytë postin e kryeministrit, në karrierën e tij 11 vjeçare në politikë.