Sot u mbajt seanca konstituive e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, ku Glauk Konjufca u votua si Kryetar Kuvendi, me 69 vota.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se gjasat janë shumë të mira që sot ai të bëhet kryeministër.

Ai para fillimit të tryezës së organizuar nga KFOS me temën “Si tutje me dialogun”, ka deklaruar se

“Shpresojmë më të mirën, gjasat i kemi shumë të mira”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, është raportuar se sot gjatë ditës do të formohet edhe qeveria Kurti 2.