Kryeministri Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën e Kryeministrit me ceremoni shtetërore, nën intonimin e himnit të imponuar të Kosovës.

Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës pas fitores bindëse në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti, qeveria e të cilit u rrëzua në mënyrën më jo besnike vetëm pas 51 ditësh të sukseshme në pushtet, është betuar se do të luftoj krimin dhe nepotizmin në Kosovë. Pikërisht ky fakt ka panikosur të korruptuarit e ata që nepotizmin e kanë si model veprimi e punësimi, ku shumë nga këta janë edhe në fushën e medias.