Projektligji për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve është vënë në votim nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e para pak minutave të Qeverisë.
Të gjithë ministrat e dhanë votën pro miratimit të këtij Projektligji, asnjë kundër e asnjë abstenim.

Tani projektligji u procedua për miratim në Kuvend.