… se jeta e një qeni është thjeshtë e tepërt…

Ka prej tyre që kurrë nuk afrohen për një ledhatim, të ndjekur nga frika dhe tmerri që ajo dorë do ti godas dhe do t’jua marr shpirtin. Dhe kanë të drejtë, pasi kurrizi i tyre ka duruar çdo dhimbje, dhe prap se prap, ata janë aty, pasi aty i lamë ne. I zbutëm dhe i përdorëm, i larguam nga natyra dhe i lidhëm në litar e më pas në zinxhir. I dhamë të ushqeheshin me një copë bukë të fortë nga ajo që ne na i thyen dhëmbët.

Një familje e mjeruar qenushësh jetonin para derës së një shtëpie private shumë larg qendrës së Tiranës. Dy të moshuarit e vetëm në atë shtëpi, çdo ditë fshehurazi komshinjve në mëngjes i ushqenin plot me dashuri dhe keqardhje. Lëkura e qenusheve kishte rënë nga një zgjebe banale dhe çifti i moshuar s’dinte të bënte më shumë. Qenushët kurrë nuk tentuan të kalonin atë derë dhe të futeshin brenda në oborr.

Një ditë, kamioni i vdekjes i Bashkisë Tiranë, kaloi edhe atje, dhe s’kishte gjah më të mirë se dy qen zgjebarak.

I qëlluan dhe qenushët u fshehën mes ferrave ngjitur me murin e shtëpisë. U munduan ti largohen duarve të vrasësit, i cili pa mëshirë u fut pas tyre mes ferrave dhe me lakun në qafë i tërhoqi zvarrë dhe mu para syve të pleqve po ashtu me lak rreth qafës i ngjiti mbi kamion, “do ti mjekojme dhe kthejme perseri u thane…
Kaq ishte jeta e tyre e mjeruar, që u larguan nga kjo botë me sytë nga dy të moshuar që s’mund të bënin më shumë se aq…
Imagjinoni mendimin e tyre të fundit, tradhëtinë e madhe njerëzore, tradhtinë kundrejt jetës së mikut më besnik…
Ata nuk do na e bënin kurrë.
Rreth katër vite më parë Bashkia e Tiranës, nën kujdesin personal të Erion Velisë, me siguri me urdhër nga akoma më lart, nisi fushatën e mashtrimit që u vërtetua me vrasjen e të gjithë qenushëve të Tiranës e më pas të fshatrave përreth saj.
Katër vite më parë, një strukturë e korruptuar si AMK, me ndihmën e disa veterinerëve sharlatan, nisi vrasjen me metoda çnjerëzore të qenushëve të Tiranës.

Secili nga këta mbi 15 mijë qenush ka një histori të tijën. Secili prej tyre meriton të kujtohet dhe të mos harrohet.
Ne nuk do i harrojmë kurrë dhe do vazhdojmë të luftojmë që drejtësia të vihet në vend…

Sot në orën 12.00 para Bashkise Tirane.