Nuk ka dy femra që janë të njëjta dhe gjithashtu, nuk ka dy shtatzëni që janë njësoj. Disa shtatzëni janë pa probleme, ndërsa të tjerat kanë komplikime. Shumë shtatzëni janë të planifikuara, të tjerat janë të padëshiruara. Disa gra mbeten shtatzënë, kur janë mbi 40 vjeç, disa kur janë adoleshente. Nganjëherë gratë kanë barra binjake, disa të tjera mund ta humbasin shtatzëninë. Shumë gra e duan shtatzëninë, të tjerat jo.

Por në dritën e të gjitha këtyre dallimeve, një gjë është e njëjtë: shtatzënia, ka një efekt të thellë në trupin e një gruaje. Metabolizmi, hormonet, pesha e trupit, dhe nevojat e saja për lëndë ushqyese ndryshojnë në mënyrë dramatike, ndërsa disa qeliza të vogla në trupin e saj mrekullisht ndahen dhe zhvillojnë në një jetë të re.

Shtatzënia është një ngjarje biologjike në të cilin shëndeti i një personi lidhet shumë me shëndetin e një tjetri. Ushqyerja e nënës ka një rol të rëndësishëm si në ecurinë ashtu dhe në përfundimin e shtatzënisë. Një gjendje e mirë nutricionale e nënës që para se të filloj shtatzënia, si dhe të ushqyerit e duhur dhe gjatë shtatzënisë janë kushte thelbësore për parandalimin e patologjive më të rënda neonatale dhe amtare.

Veset, shijet dhe problemet e një gruaje shtatzënë janë të ndryshme, madje shpesh të çuditshme, sikur rastet në videon poshtë.

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress