Dyshohet se janë helmuar disa qenë në Prishtinë, ngordhin tre prej tyre

Disa qenë dyshohet se janë helmuar me sallama të cilat janë gjetur fare afër vendit të krimit, pra afër ngordhjes se qenëve. MekuliPress e thekson qartë e shqip, se kjo vrasje e qenëve është krim, krim që nuk po ndëshkohet nga institucionet përgjegjëse e as nga qytetaret e shumtë. Vrasja e qenëve dhe e shtazëve në përgjithësi është vepër kriminale, dhe duhet të etiketohet si vepër penale. Ku është shteti?!

Në faqen “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”, ku janë publikuar video të qenve, thonë se deri tani tre qenë kanë ngordhur.

“Dyshohet për helmimin e qenve në Matiqan. Tre të ngordhur deri tani. Njërën tentuam ta shpëtojmë mirëpo as ndërhyrja e veterinarit nuk arriti ta shpëtojë”, thuhet në përshkrim, përcjell MekuliPress.com

Kriminelet vrasin ne mes te dites e ne mes te kryeqytetit "demokratik e europian"
Kriminelet vrasin ne mes te dites e ne mes te kryeqytetit “demokratik e europian”