Kancelarja Federale e Gjermanisë Angela Merkel do të vaksinohet me dozën e parë të Anstrazenca ditën e premte. Merkel është shprehur edhe më parë se ishte gati të vaksinohej sapo ti ofrohej mundësia.

“Po unë do të merrja vaksinën AstraZeneca,” tha Merkel në një konferencë shtypi disa ditdisa ditë më pare.

Miratimi i vendosur i Merkelit për vaksinën erdhi pasi përdorimi i saj u pezullua për disa ditë këtë javë nga vendet e mëdha evropiane, përfshirë Gjermaninë, për shkak të frikës se mund të shkaktojë mpiksje gjaku.

Rregullatori i ilaçeve evropiane EMA u shpreh se vaksina ishte e sigurt dhe efektive.