Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka folur rreth deklaratave të fundit të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në fjalën e tij Vuçiç hodhi akuza ndaj liderit të PD-së Lulzim Basha duke thënë se ai qëndron nën hijen e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ndër të tjera tha se ata të dy duan Shqipërinë e Madhe.

Sipas Abazait, këto deklarata të Vuçiç bëhen me qëllim për të ndikuar në Shqipëri. I ftuar në ABC News, Abazi tha se Serbia ka plane që fillimisht të mbizotërojë vendet me ekonomi dhe më pas me politikë.

‘’Sytë i kanë nga Bosnja dhe nga veriu i Kosovës. Vuçiç po projekton planet e tij dhe po na bën të ngjashëm me të. Ai është ekspancionist serb. Ka një projekt kolonizator. Ai e ka në plan Serbinë e Madhe” tha Boiken Abazi

Pjesë nga reagimi:

“Nuk është hera e parë. Ai ka komentuar edhe zgjedhjet në Kosovë. Ai ka synim për të dominuar ekonomikisht Shqipërisë. Është hapi i parë për dominim politik. Biznesi serb është i pozicionuar mirë. Ata shesin enkas me çmime të ulëta për të shkatërruar ekonominë. Ne jemi duk importuar më shumë. Ai ka plane të qarta. Serbia i ka sytë edhe nga Durrësi. Minishengeni. E ka bërë të qartë në disa mënyra.

“Sytë i kanë nga Bosnja dhe nga veriu i Kosovës. Vuçiç po projekton planet e tij dhe po na bën të ngjashëm me të. Ai është ekspancionist serb. Ka një projekt kolonizator. Ai e ka në plan Serbinë e Madhe” tha Boiken Abazi.