Administrata amerikane e Joe Biden po shqyrton mundësinë që t’u kërkojë kompanive të mëdha tëduhanit që të reduktojnë nivelet e nikotinës në të gjitha paketat e cigareve në SHBA.

Sipas ‘Wall Street Journal’, kërkesa ka si synim që reduktimi i nikotinës të bëhet në nivelet që të mos mund të krijohet varësi nga konsumi i duhanit.

Kjo kërkesë vjen pak ditë nga skadimi i afatit të 29 prillit, kohë kur administrata duhet të marrë vendimin për ndalimin ose jo të cigareve me mente.