Në vendin tim e në vendin tend
Në vendin tim e në vendin tend,
e shpojnë lakrën, i hedhin mënd.
Në vendin tim e në vendin tend,
ty të kruhet, tjetrit i dhëmb.
Në vendin tim e në vendin tend,
hënën si petull e pjekin në shkëmb.
Në vendin tim e në vendin tend,
një i çmendur, një vend e çmënd.
Dritëro Agolli