Fondi për të Drejtën Humanitare, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat Njerëzore dhe Gratë në të Zeza, të mbështetura edhe nga Fryma e Teatrit, organizuan sot para ndërtesës së Akademisë serbe të Shkencave dhe të Artit në Beograd aksionin “Rekonstruimi i krimit” në 20-vjetorin e krimeve mbi civilët shqiptarë në Kosovë, raporton FoNet, transmeton Koha.net.

Dhjetëra aktivistë mbanin transparente me “I mbajnë në mend krimet në Kosovë” dhe emrat e vendeve ku janë kryer krime: Tërnje, Qyshk. Meje, Studime e Epërme dhe e Poshtme, Dubravë, Rëzallë, Pastasellë, Rogovë, Lubeniq, Lubizhdë, Korenicë, Pavlan, Izbicë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress