Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se mos prezenca e kryeministrit në Kuvend ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë tregon mos interesin e tij ndaj kësaj çështje.
“1000 pacientë për një Boiken nuk ia vlen ai i shkreti as aq votues s’i ka”, mendon Abdixhiku.

“Kjo pamje tregon që e ka një kryeministër të pa interesuar, po bëhen 1 muaj e katër ditë prej votimit të qeverisë dhe jemi në pandeminë ditët s’kanë rëndësi sepse çdo dy orë një qytetarë vdes për shkak të pandemisë. Unë nuk pres që të bëni mrekulli menjëherë po pres që kryeministri të jetë këtu”, shkruan me plot emocione, i pari i LDK-së, përcjell MekuliPress.com