Në Itali është konfirmuar prezenca e variantit indian të Covid. Kjo është konfirmuar nga Presidenti i rajonit të Venetos, Luca Zaia.

“Bëhet fjalë për dy qytetarë indianë të Bassano-s, baba dhe vajzë, me variantin indian. Variantet tashmë janë me mijëra e pak nga pak do mbërriojnë të gjitha. Do të përballemi ditë pas ditë më ketë aspect dhe do të vijojmë të ecim para” u shpreh ai.

Mjekët kanë ngritur dyshime nëse ky variant mund të jetë më agresiv ose mund të përhapet më shpejt, ndaj edhe po vëzhgohet përhapja e tij.