Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Serbia kryer akte gjenocidi në Kosovë, duke mos përjashtuar këtu as fëmijë, gra e pleqë.

“Të gjitha masakrat që i ka kryer janë akte gjenocidi. Përveç që Serbia i ka vra rreth 14 mijë qytetarë të Kosovës duke mos i kursyer as fëmijë, gra e pleqë, krimi tjetër ështe që shumë prej tyre i ka rrëmbyer dhe i ka zhdukur me dhunë. Edhe në Serbi ka dhjetëra varreza massive të shqiptarëve trupat e të cilëve janë gjetur në vend- lokacione të shumta”, ka thënë Konjufca, percjell MekuliPress.com

Konjufca ka thënë se sot kanë dalë për t’i nderuar të gjithë familjarët e të gjithë të zhdukurve me dhunë.

“Të bëjmë çmos që drejtësia të ndodh dhe të vijë në vend, meqenëse nuk mund të ketë drejtësi pa qetësi në Kosovë”, shtoi ai.