Nga Agim Morina

Refuzimi i kryeministrit Kurti me shku në takimin e radhës në Bruksel nxjerr në shesh një fakt të thjeshtë: organizatorët e këtyne takimeve paskan qenë të mësuem deri tash me u konsultu vetëm në Vučićin dhe qenkan përshtatë vetëm me orarin e palës së Serbisë e masandej, pa u konsultu fare me palën e Kosovës, ua paskan dërgu ftesën, ose edhe më keq se kaq, e paskan publiku lajmin në ndonjë media.

Pra, qysh në fillim, ftesa për darsëm për Kosovën paska qenë ftesë për gomarin. E gomarin dihet pse e ftojnë në darsëm: me bajtë ujë. Kjo tregon se çfarë konsiderate paskan pasë bruksokratët (burokratët e Brukselit) kundrejt qeveritarëve të Kosovës.

Ishte koha e fundit që dikush me u kallxu atyne në Bruksel e gjetiu, që na me 14 shkurt i kemi ndërru qeramidhet. Prej tash e tutje reciprocitet me gjithçka: edhe me vendet e karrigeve ku duhet me u ulë, edhe me ftesa, edhe me konsultime paraprake. Vetëm kështu kthehet e ruhet serioziteti dhe dinjiteti shtetnor.

A u lodhe Borrell? Krejt rahat, mirë? Shyqyr! Selam krejtve! E ma së shumti Vučos!