Me nivele të larta të yndyrave në gjak ose kolesterolit, sot miliona njerëz po luftojnë  me sëmundjet e zemrës që janë shkaku i dytë i vdekjeve në botë. Në mënyrë ideale, niveli normal i kolesterolit duhet të jetë midis 4.60 dhe 6.20 mmol / L, por regjimi i pashëndetshëm ,gjenetika e një sërë faktorësh të tjerë ndikojnë në rritjen e kolestorolit. Ky i fundit është armiku numër një i zemrës, por me recetën e mëposhtme ju do të nxisni pastrimin e thellë të enëve të gjakut dhe shkrirjen e pllakave të ndërtuara mbi muret e enëve dhe që ngadalësojnë qarkullimin e gjakut. Kjo përzierje e fuqishme natyrale duhet pirë në mëngjes.

Çfarë ju nevojitet:

1 kilogram limona
5 deri në 6 degë  majdanozi
3 litra ujë
1 qese sode buke

Përgatitja:

Së pari, lani limon me ujë të ftohtë dhe pastaj zhytini në një enë me ujë.  Shtoni sodën e bukës  dhe lëreni të qëndrojë për 60 minuta.

Prisni hollë majdanozin

Prisni limonin në copa (lëkurën mos e qëroni) dhe shtojeni në një tenxhere ku keni shtuar majdanozin dhe tre litra ujë.

Lëreni tenxheren në zjarr të avashtë për rreth 3 orë.

Pas këtij procesi largoni limonin dhe majdanozin nga ena dhe do të shihni që keni përftuar rreth 1.5 litra shurup.

Në mënyrë ideale, ju duhet të pini 1 gotë shurup çdo mëngjes me stomakun bosh. Kjo pije mund të rezistojë deri në 15 ditë dhe rekomandohet të pijë nga një gotë çdo ditë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress