Përpjekja e Kosovës për ta paditur Serbinë për gjenocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duket e vështirë për t’u çuar në fund. Edhe pse konsiderohet si krimi më i rëndë, gjenocidi është vështirë i dëshmueshëm në rastin e Kosovës, edhe për faktin se Tribunali i Hagës nuk e hetoi Sllobodan Millosheviçin për këtë vepër. Megjithatë, ish-hetuesja në rastin e Millosheviçit, Nevenka Tromp, në një intervistë me Klan Kosovën, thotë se Kosovës mund t’i vijë në ndihmë rasti i Bosnje e Hercegovinës.

Përderisa gjenocidi i kryer në Bosnje e Hercegovinë është njohur, të paktën për Srebrenicën, tregon se Millosheviçi që vazhdoi të kryente të njëjtat vepra në Kosovë s’mund të ishte një person tjetër, përkundrazi ai vetëm sa e avancoi mënyrën e të bërit krime. Njësoj edhe në Kroaci, nëse të provohej siç u dëshmua për Mlladiçin dhe Karaxhiçin. Mjafton të ndiqet rrjedha e ngjarjeve nga krimet në Srebrenicë në ato në Kosovë t’i ndihmojë juristët ta dëshmojnë gjenocidin e tij në Kosovë.

Tromp, e cila ka shkruar një libër për gjykimin e papërfunduar të Milosheviçit, thotë se një rrugë më e sigurt për Kosovën në këtë aspekt do të ishte paraqitja e një padie të tillë nga ana e një shteti të tretë.

Ka mundësi që një shtet i tretë i ndihmon Kosovës ta paraqesë padinë pranë GJND-së, por është në dorë të qeverisë tuaj të tregojë se sa seriozisht e ka marrë këtë çështje dhe të drejtohet për ndihmë.