Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiç ka paralajmëruar se së shpejti vendi i tij do të përballet me presione që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Kam frikë se kjo do të përshpejtohet, nën presion. Mendoj se çdo gjë rreth Kosovës po shkon mirë, por kam frikë se këto ditë ata do të nisin me një sërë zgjidhjesh të mrekullueshme, por ne do të luftojmë”, ka thënë Vuçicic në Priboj.

Sipas tij ndaj Serbisë do të ketë presione, të cilave siç tha ai do t’u përgjigjet me të njëjtën monedhë.