Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar ecurinë e negociatave për Qipron, teksa me rastin e përurimit të një tuneli ka bërë të ditur kushtet e Turqisë.

“Nëse do të ketë bisedime të reja për Qipron, këto nuk do të jenë më mes dy komuniteteve, por mes dy shteteve” tha Erdogan gjatë një videokonference.

Ai ka cilësuar se bisedimet informale, të mbajtura muajin e shkuar në Gjenevë, nuk kanë sjellë përfundim për shkak të sjelljes intrasigjente të palës greke, që sipas tij është e shkëputur nga faktet në ishull. Mesazhi i presidentit turk është nisur në kontekstin e përurimit të një vepre ujore të cilën Erdogan e ka vlerësuar si investim strategjik që nuk i lë turqit qipriotë në varësi të të tjerëve.