Sipas ekspertëve të mjekësisë alternative, kjo recetë është krejtësisht natyrale dhe ju bën që asnjëherë të mos keni më nevojë të shkoni në farmaci për të blerë medikamente.

Në veçanti konsiderohet e përsosur për sezonin e gripave dhe ftohjeve, pasi që është shumë e mirë për forcimin e sistemit të imunitetit.

E mira është se të gjithë përbërësit janë natyralë dhe përgatitja është e lehtë.

Përbërësit:

– Një xhenxhefil të madhësisë mesatare
– Dy limonë
– 500 gramë mjaltë

Përgatitja:

Pastroni limonët mirë dhe preni, qëroni dhe prejeni xhenxhefilin.

Përbërësit futni në një enë xhami 1 litërshe.

Pastaj, shtojeni mjaltën, por lini pak hapësirë në maje.

Lëreni ashtu një ditë në mënyrë që limoni dhe xhenxhefili t’i lirojnë lëngjet e tyre.

Ditën tjetër, enën e xhamit mbylleni dhe mbajeni në frigorifer për 1-2 muaj.

Pas kësaj kohe, produkti duhet të jetë shndërruar në formë xhelatine.

Përdorimi:

Të rriturit duhet t’i përdorin 2 lugë gjelle të këtij ilaçi, ndërkaq fëmijët 1-2 lugë çaji.

VËREJTJE: Kjo është recetë e mjekësisë alternative dhe rekomandohet që paraprakisht të konsultoheni me doktorin për gjendjen tuaj. 
 /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress