Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për mbulimin e dëmeve nga vërshimet në komunën e Preshevës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se kjo shumë nuk mbulon tërë dëmin mirëpo është solidarizim.

“Parashihet që të ndahen mjete në vlerë prej 100 mijë euro dhe këto mjete nuk e mbulojnë tërësishëm, por është solidarizim me vëllezërit tanë”.

Ndryshe kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinanaj me të cilën diskutuan edhe për dëmet nga vërshimet që ishin shkaktuar në këtë anë.