Në redaksinë e MekuliPress është dërguar një e-mail nga “Mërgimtarët”, ku ndër tjerash, informohet se një grup i mërgimtarëve kan filluar të organizohen në ndihmë për djelmoshat, që bënë krenarë kombin shqiptar dhe turpëruan sundusesit shqiptarë, shkruan MekuliPress.com

“Ne do të mbulojmë shpenzimet e avokatëve për hedhësit historik të gazit lotsjellës gjatë performancës së turpshme të muzikantit serb-nacionalist, Goran Bregoviq në Festën e Birrës. Është fjala për djelmoshat të cilët në opinion njihen me inicialet R.L dhe F.K, pasi këta, sipas policisë dhe mediave, dyshohen se hodhën gazin lotsjellës dhe si pasojë edhe u arrestuan nga policia e Edi Ramës”, thuhet ndër tjerash në letrën e mërgimtarëve, përcjellë MekuliPress.com

“Ftohen mërgimtarët kudo që janë që të ndihmojnë me të holla të rinjtë atdhetarë, të cilët nuk bënë asgjë tjetër pos reagimit aktiv e demokratik për mbrojtjen e dinjitetit kulturor, etiko-moral, kombëtar e njerëzor”, shkruhet në letrën e “Mërgimtarëve”.

Të gjithë ata të cilët duan të ndihmojnë këta dy patriotë shqiptarë (nuk është me rëndësi shuma e të hollave), ju lutem të kontaktojnë redaksinë e MekuliPress në emailin zyrtar: redaksia@mekulipress.com

P.s. Redaksia MekuliPress ndan 50 Euro për të mbështetur mbrojtjen zyrtare për dy atdhetarët e burgosur, që reaguan ndaj koncertit të parakohë e provokues të Edi Ramës dhe të Goran Bregoviqit.