Rusia ka pezulluar sot misionin e vet në NATO duke mbyllur edhe zyrën e vet përfaqësuese pranë Aleancës perëndimore. Shkak është bërë një përplasje mbi refuzimin nga NATO të akreditimit të 8 diplomatëve rusë për të cilët Aleanca ka ngritur akuzën se punojnë për shërbimet sekrete ruse. Në përgjigje të veprimeve të tilla, Moska ka njoftuar edhe mbylljen e zyrave përfaqësuese të NATO-s në Rusi.

“Ne nuk shohim ndonjë arsye që të vazhdojmë të pretendojmë se do të ketë ndonjë ndryshim për mirë në një të ardhme të afërt, ka thënë ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov.

Ai ka shtuar se kontaktet mes Rusisë dhe NATO-s do të vijojnë të mbahen përmes ambasadës ruse në Belgjikë.